Financial News: Lumir Abdixhiku është lideri i duhur për të përshpejtuar reformat e Kosovës me aleatët perëndimorë
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxihiku, shihet si lider që mund të përshpejtojë procedurat për përafrim me aleatët perëndimorë.
Kështu thuhet në një artikull të publikuar sot në “Financial News” e që i kushtohet zgjedhjeve në Kosovë.
“Lumir Abdixhiku, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shfaqur një vizion për përshpejtimin e agjendës së Kosovës në përafrimin e partneritetit me aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e re të presidentit, Donald Trump”, thuhet në artikull.
Artikulli po ashtu i ka kushtuar rëndësi reformave të Lumir Abdixhikut.