Finalja Liverpool – Real Madrid filloi me vonesë, thuhet se UEFA e planifikoi tollovinë jashtë stadiumit ‘Stade De France’
Deklarata e UEFA-s që fajson tifozët e Liverpool për vonesën në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar ishte e planifikuar paraprakisht.
Sipas raportimeve në The Guardian, njoftimi ishte rregulluar para ditës së ndeshjes kundër Real Madridit në Paris, përcjellë Periskopi.
Ky takim ishte shtyr për 36 minuta në total, pasi mbështetësve të Liverpool iu mohua hyrja në stadium, ku tifozët nuk u lejuan të hyshin brenda nga policia franceze që përdori gaz lotsjellës dhe sprej ndaj të gjithë turmës.
Një deklaratë e UEFA-s në atë kohë pretendonte se mijëra tifozë të Liverpool kishin mbërritur në stadium me bileta ‘false’ për ndeshjen për të shkaktuar vonesën, megjithatë tifozët thanë për talkSPORT se kishin mbërritur në stadium më shumë se dy orë para fillimit.
Një zëdhënës i Liverpool-it në tha atë kohë: “Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer për problemet e hyrjes në stadium dhe prishjen e perimetrit të sigurisë që tifozët e Liverpool u përballën këtë mbrëmje në Stade de France.
“Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin evropian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skenat që kemi parë sonte.
“Ne kemi kërkuar zyrtarisht një hetim zyrtar për shkaqet e këtyre çështjeve të papranueshme”, tha ai.
Kështu, ato njoftimet e para-planifikuar të stadiumit u bënë për të qetësuar tifozët e Liverpool-it të cilët duruan skena të tilla të pakëndshme para finales së Ligës së Kampionëve.