Finalja e Superkupës: Mbyllet pjesa e parë, Chelsea në epërsi

Finalja e Superkupës: Mbyllet pjesa e parë, Chelsea në epërsi

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes së shumë pritur mes Chelsea dhe Villarreal.

Fituesi i Champions League, Chelsea, ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj fitueses së Europa League, Villarreal, shkruan Periskopi.

Chelsea administroi ndeshjen më mirë, duke bërë që t’i shpërblehet edhe me avantazh. Avantazhin për Chelsea e siguroi Hakim Ziyech, me golin e shënuar në minutën e 27’.

Për këtë gol asistoi ylli gjerman, Kai Havertz, me një harkim tokazi nga krahu i majtë, shkruan Periskopi.

Dominimi i Chelsea konfirmohet edhe me faktin se ata patën 72% posedimin e topit, krahas 28 të Villarreal, ndonëse këta të fundit mund të barazonin në fundin e pjesës së parë, po të kishte Moreno më shumë fat.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë instruksionet e trajnerëve për lojtarët e tyre dhe nëse do të ketë ndryshime në pjesën e dytë. /Periskopi/

Shpërndaje në: