Finalja e Evropa Ligës: Çmenduri në Sevilla – Shifër e frikshme e tifozëve që tani kanë zbarkuar atje
Nesër do të zhvillohet finalja e madhe e Evropa Ligës ndërmjet Rangers dhe Frankfurtit, takim ky që zhvillohet në stadiumin e Sevillës në Spanjë.
Mediat spanjolle kanë raportuar se rreth 1500 mijë tifozët kanë zbarkuar në qytetin e Sevillës, ku edhe forcat e policisë në qytet janë shtuar, shkruan Periskopi.
Raportohet se 100 mijë tifozë janë të Rangers, ndërsa 50 mijë të tjerë të Frankfurtit.
Ndeshja zhvillohet me 18 maj me fillim nga ora 21:00.