Finalja e EURO 2020 mund të zhvendoset nga Anglia në Hungari

Finalja e EURO 2020 mund të zhvendoset nga Anglia në Hungari

UEFA ka kërcënuar të zhvendosë finalen e Euro 2020 në Hungari nëse qeveria angleze nuk siguron një përjashtim të karantinës për 2,500 zyrtarë VIP.

Anglia do të presë gjysmëfinalen dhe finalen e turneut në Wembley  me këtë të fundit që do të zhvillohet të dielën, më 11 Korrik.

Sidoqoftë, UEFA thuhet se po diskuton opsionet e tyre duke pasur parasysh kufizimet aktuale të karantinës në Mbretërinë e Bashkuar.

UEFA ka thënë se ata janë të gatshëm të ndryshojnë vendin nëse qyteti pritës është nën kufizime të covid, që mund të parandalojë tifozët, zyrtarët dhe mysafirët e rëndësishëm të korporatave të marrin pjesë në lojë.

Sipas The Times, ministrat e Mbretërisë së Bashkuar tani po diskutojnë një propozim për të përjashtuar zyrtarët, politikanët, sponsorët dhe transmetuesit e UEFA dhe FIFA nga vetë izolimi.

Për momentin, një izolim dhjetë ditor kërkohet për njerëzit që vijnë nga vendet që janë në listën e verdhë dhe të kuqe, dhe për momentin çdo ekip në Kampionatin Evropian aktualisht është në listën e verdhë, përveç Turqisë që janë në listën e kuqe.

Anglia u gjend në një situatë të ngjashme për finalen e Ligës së Kampionëve, raporton Daily Mail.

UEFA vendosi ta zhvendosë ndeshjen nga Stambolli pasi Turqia u vendos në listën e kuqe të Anglisë, që do të thotë se udhëtimi lejohej vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Si rezultat, finalja e Ligës së Kampionëve u zhvillua në Portugali me 6 mijë tifozë nga secili klub të lejuar të merrnin pjesë.

Nëse ministrat vendosin kundër përjashtimit, UEFA do të zhvendosë finalen e Euro 2020 në Budapest, Hungari, pasi ata nuk do të kenë kufizime brenda zonës Shengen që nga java e ardhshme.

Budapesti do të ketë gjithashtu aftësinë për të mbushur stadiumet me kapacitetin e tyre maksimal dhe të argëtojë tifozët nga e gjithë bota për finalen që do të zhvillohet në korrik.

Wembley, megjithatë, do të ishte vetëm në 50 për qind të kapacitetit të saj  për gjysmë finalen dhe finalen.

Shpërndaje në: