Finalja e Conference League në Tiranë i bashkon Edi Ramën dhe Ilir Metën
Tashmë ka filluar edhe finalja e Uefa Conference League, ndërmjet Romës dhe Feynordit.
Finalja po mbahet në stadiumin ‘Air Albania’ të Shqipërisë, ku gjithsej të pranishëm janë 22 mijë tifozë.
Në mesin e tyre shihen edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kujtojmë se raportet e dyshes nuk janë nga më të mirat, ku shpeshherë konfrontohen me deklarata ndaj njëri-tjetrit.
Të pranishëm në stadium janë edhe Presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin./Periskopi/