Filmi “Zookeeper’s Wife” ku luan aktori shqiptar, kryeson listën e filmave me më së shumti fitime

Filmi “Zookeeper’s Wife” ku luan aktori shqiptar, kryeson listën e filmave me më së shumti fitime

Vendin e parë në këtë listë e ka marrë filmi “The Zookeeper’s Wife” i cili deri më tani ka mbledhur mbi 10 milionë dollarë, ku luan aktorja e njohur Jessica Chastain, por edhe aktori kosovar Val Maloku, shkruan KultPlus.

Indiewire e ka përditësuar listën e 20-të filmave që kanë mbledhur më së shumti të holla deri më tani për vitin 2017. Vendin e parë në këtë listë e ka marrë filmi “The Zookeeper’s Wife” i cili deri më tani ka mbledhur mbi 10 milionë dollarë, ku luan aktorja e njohur Jessica Chastain, por edhe aktori kosovar Val Maloku. Kështu ky film i cili është lansuar me 31 mars ka arritur që të mbledhë 10 milionë e 626 mijë e 800 dollarë pa u bërë akoma një muaj që nga lansimi, shkruan KultPlus.

Filmi i dytë “I Am Not Your Negro”, ka grumbulluar mbi 6 milionë dollarë pastaj vazhdojnë filmat: “A United Kingdom”, “Table 19″, “The Salesman”, “Your Name”, “Raees”, “The Oscar Nominated Short Films”, “Kedi”, “Un Padre No Tan Padre”, “Badrinath Ki Dulhania”, “T2 Trainspotting”, “Everybody Loves Somebody”, “The Last Word”, “Slamma Jamma”, “Jolly Llb 2”, “The Sense of an Ending”, “Personal Shopper”, “Personal Shopper”, “The Red Turtle”. Kurse filmi i fundit i radhitur është filmi “Wilson”, i cili deri tani ka grumbulluar 652 mijë e 997 dollarë.

Kjo listë përfshinë filmat që janë pjesë e tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, filmat e huaj (duke përfshirë edhe filmat e Bollywood të cilët kanë pasur një lansim të kufizuar nëpër kinematë e Amerikës), dokumentarë (të cilët kanë pasur një lansim të kufizuar 499 shfaqje apo më pak) në vitin 2017 ose që janë shfaqur si rezultat i distribuimit nga distributorë të pavarur ose studio. Gjithashtu përfshinë filma të kualifikuar nga Academy në vitin 2016. Kjo listë përditësohet çdo të martë.

 

Shpërndaje në: