‘Film horror në 45 minutat e para në Wembley’ – Anglia pesë gola në epërsi ndaj Shqipërisë
Shqipëria është përballur me një super-Angli në 45 minutat e para në ‘Wembley’.
Ndonëse shihej favorite në letër, Anglia nuk pritej t’i shënonte katër gola në pjesën e parë, kombëtares së Shqipërisë, shkruan Periskopi.
Anglia kaloi në epërsi qysh në minutën e 9′, me anë të Maguire, kurse në minutën e 12′ Keidi Bare lëshoi fushën i dëmtuar. Edhe më shumë punët për Reja i prishi Marash Kumbulla, i cili u dëmtua pesë minuta pas Bares.
Anglia dyfishoi epërsinë me anë të Jordan Henderson në minutën e 18′, por kjo nuk ishte e tëra sa i përket pjesës së parë.
Anglezët shënuan edhe tri herë të tjera, me anë të Henderson 28′, dhe Harry Kane 33′ 45′ që kompletoi het trikun.
Shqipëria tashmë ka shuar shpresat për ndonjë pikë në këtë ndeshje dhe në pjesën e dytë shpresohet që të mos thellohet rezultati. /Periskopi/