Fillon përpilimi i listave të kandidatëve për deputetë, partitë premtojnë risi

Fillon përpilimi i listave të kandidatëve për deputetë, partitë premtojnë risi

Ndonëse partitë politike nuk u pajtuan për shpërbejnë Kuvendit dhe dërgimin e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme, ato nuk i kanë ndalur përgatitjet intensive për zgjedhjet e rregullta. Në këtë drejtim, më aktive duken partitë opozitare.

PDK-ja LDK-ja dhe AAK-ja kanë filluar edhe përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë. Deri me tani ato kanë publikuar disa emra të kandidatëve, ndërsa udhëheqësit e këtyre partive kanë premtuar risi në përbërjen e këtyre listave, raporton Nacionale.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se do të ketë kritere së kush mund të jetë kandidat i kësaj parti për deputet.

“Çështja e listës do të diskutohet, por për një gjë jam i sigurt, do të ketë shumë risi në listë dhe do të jetë një listë reprezentative me njerëz adekuat”, ka thënë Hamza në një intervistë për emisionin “Pressing”.

Ai ka treguar se në listë do të përfaqësohen të gjitha komunat e Kosovës.

“Sigurisht se do të ketë edhe kritere për vendosjen në listë. Tash merren edhe vendime të caktuar se kush mundet me qenë në listë. Do të jetë një përfaqësim edhe i komunave. Duhet të dihen se sa kandidatë do të jenë nga Skenderaj, sa nga Gjilani, nga Gjakova, nga Mitrovica, apo nga Prishtinë, sepse duhet me mobilizu votën”, është shprehur Hamza.

Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së ka thënë se në listë do të përfshihen edhe njerëz që nuk janë zyrtarë të kësaj partie.

“Mund të ketë edhe të shoqërisë civile, profesorë universitar dhe ekspertë nga fusha të ndryshme. Edhe si pjesë e ekipes që do të punojnë me mua, por normalisht edhe në listë ne synojmë diku rreth 40 për qind te jenë vajza dhe gra. E kemi si target të listës totale, jemi të hapur edhe për më shumë, por nuk do të jenë në listë vetëm për shkaqe gjinore, por edhe për shkak të vlerave”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar se numri i atyre që më parë nuk kanë garuar për deputetë do të jetë i madh në listën e PDK-së.

“Sigurisht se do të ketë edhe emra që për herë të parë garojnë në listë, një pjesë e madhe e tyre do të jenë emra që për herë të parë do të jenë në një garë zgjedhore. Kjo nuk nënkupton se do të jenë të ri vetëm në moshë. Ata mund të jenë në moshë më të madhe, por sigurisht se për herë të parë do të garojnë. Një numër i madh do të jenë të tillë në lisë. Jam i bindur që kanë me qenë njerëz me integritet, njerëz të dëshmuar dhe njerëz që kanë vizion dhe energji pozitive për me i dhënë kontribut të ardhës së vendit tonë”, ka thënë Hamza.

Edhe LDK-ja e AAK-ja po bëhen gati
Hapat e parë për hartimin e listave i kanë ndërmarr edhe LDK-ja dhe AAK-ja

Partia e Lumir Abdixhikut çështjen e listave e ka diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm, e cila është mbajtur para disa dite.

Në këtë mbledhje, LDK-ja ka vendosur që pjesë e listës do të jenë të gjithë kryetarët e komunave që janë nga radhët e kësaj partie politike.

“Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve, nëpër degët e Lidhjes Demokratike. Në listën e kandidatëve për deputetë, do të jenë të gjithë kryetarët e komunave të LDK-së; kjo për arsye që e djathta të jetë sa më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me fatin e LDK-së, por fatin e Republikës dhe gjeneratave që vijnë. LDK është e gatshme për zgjedhjet kurdo që mbahen në Kosovë, prandaj është e vetmja parti që po bën të gjitha përgatitjet dhe po vazhdon takimet me qytetarë anë e kënd vendit”, është thënë në njoftimin e LDK-së, i cili është lëshuar pas mbledhje se Këshillit të Përgjithshëm.

Disa degë të LDK-së tashmë kanë prezantuar edhe kandidatët e tyre për deputetë.

Në këtë drejtim, duarkryq nuk ka qëndruar as AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Ky i fundit në takimet e fundit ka prezantuar disa nga kandidatë që do të jenë pjesë e listës së AKA-së.

Deri me tani Haradinaj si kandidatë të AAK-së për deputetë ka prezantuar Prof. Mensur Nezirit dhe Rasim Selmanajn.

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka treguar ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Shpërndaje në: