Fillon gjuetia për super lojtarët që mbesin pa kontratë në qershor
Gjashtë muajt e ethshëm nga skadimi i kontratës kanë nisur sot për të gjithë lojtarët që kanë një marrëveshje me klubet e tyre deri më 30 qershor 2022: ata tashmë mund të nënshkruajnë parakontrata që mund të depozitohen vetëm duke filluar nga 1 shkurti, në fund të sesionit të merkatos së transfertës dimërore (3-31 janar). Këtë vit, si asnjëherë më parë, janë disa lojtarë të rëndësishëm që mund të ndryshojnë klub pa asnjë kosto (të paktën për sa i përket çmimit të kartonit) në sezonin e ardhshëm, si në Serie A ashtu edhe jashtë saj.
Për situatat e Dybala (rinovimi i konsideruar i kryer por njoftimi vazhdon të vonojë), Kessie (gjithçka duket se është ndalur) dhe Brozovic (së shpejti takimi i ri, ka optimizëm mes palëve) është folur prej kohësh, duke pasur parasysh peshën specifike që kanë te Juventus, Milan dhe Inter, por ditët e fundit është përfolur edhe për Insigne: lamtumira me Napolin duket gjithnjë e më afër për të provuar aventurën kanadeze në Toronto. Në Itali ka shumë lojtarë të tjerë në afat skadence, nga Belotti te Romagnoli për të kaluar te Perisic, Bernardeschi, Luiz Felipe, Cuadrado, Freuler, Mertens dhe Mkhitaryan.
Jo se në Evropë gjendja është më e mirë: lista e top-lojtarëve që do të shkojnë në skadencë nis nga Mbappé, ëndrra e Real Madridit dhe vazhdon me Pogba, gjithashtu në sy të Blancos, Dembélé që do të largohet nga Barcelona, përvec lojtarëve si Rudiger, Ginter (në shënjestër të Inter), Azmoun (i pëlqen Atalantas) dhe Di Maria. Gjuetia për lojtarët më parametër zero ka nisur…