Fillojnë thashethemet për Samsung Galaxy S8
Sipas një raporti të ri nga Korea Herald, dy pajisjet premium të Samsung që do të zbulohen në pjesën e parë të 2017 do të kenë ekran të lakuar.
“Gjiganti korean i teknologjisë do të ketë ekranin e lakuar si faktor kryesor të identitetit të pajisjeve të ardhshme” – thuhet në raport.
“Burimet deklarojnë që Samsung tashmë ka siguruar ekranet e lakueshme për pajisjet e reja që do të kenë ekrane të madhësive prej 5.1 inç dhe 5.5 inç.”
Për më shumë, S8 pritet të ketë sensorin e skenimit të syrit dhe kamerë të përmirësuar frontale me 8 megapiksel.