Fillojnë punën taksitë fluturuese
Kolosi amerikan lançon ‘Uber copter’, shërbimin e transportit me helikopter mes aeroportit ‘JFK’ të New York dhe Manhattan.
Eksperimenti nisi këtë verë dhe u përdor vetëm për klientë specialë.
Por që nga 3 shtatori, ky shërbim taksi me helikopter do të jetë i hapur për të gjithë.
Çmimi për udhëtimin që zgjat 8 minuta, është 200 euro personi.
Por sigurisht shmanget trafiku dhe komoditeti është i garantuar. Për më tepër mund të shihni pamjet më poshtë.noa/al