Fillojnë hetimet për Kapitenin e Sassuolos që sulmoi një tifoz
Kapiteni i Sassuolos, Domenico Berardi, është zyrtarisht nën hetim për sjellje të dhunshme ndaj një tifozi të Modenas pas humbjes së mbrëmshme në Kupën e Italisë.
Ngjarja ka ndodhur pas humbjes 3-2 në derbin lokal, kur Berardi ndodhej jashtë stadiumit duke firmosur autografe.
Një tifozi e shau reprezentuesin italian, i cili pastaj e ndoqi dhe tentoi të përleshej me të fizikisht.
Dhe, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka hapur zyrtarisht hetimet ndaj Berardit për sjellje të dhunshme ndaj një tifozi.
I gjithë rasti është xhiruar nga një tifoz dhe publikuar në rrjetet sociale.
Vlen të theksohet se Domenico Berardi ka kërkuar falje për sjelljen e tij.