Fillojnë hetimet ndaj atyre që luajnë “Counter Strike” për gara të paligjshme
Autoritetet e ligjit nga Australia dhe ShBA-të po kryejnë po kryejnë një hetim ndaj një gripi të dyshuar për organizim të paligjshëm të garave në Counter Strike.
Komisioni i lojërave online “ESIC” ka qenë duke punuar me FBI-në për ta gjurmuar këtë grup.
Pretendimet përfshijnë pranim të ryshfetit nga grupe të bastoreve për manipulim të garave, raporton BBC.
Ian Smith, një zyrtar në “ESIC” ka deklaruar se kanë qenë duke punuar me FBI-në jo vetëm për t’i hetuar lojtarët që ishin pjesë e garave individuale por edhe grupet e tjera që mund të kenë qenë të përfshira.
Ai i përshkroi garuesit “manipulues” si idiotë”.
Counter Strike është ndër lojërat më aktive dhe më të popullarizuara në botë, me shumë përdorues që vazhdojnë ta luajnë edhe në Kosovë.