Fiksimi për telefonat mund të kalojë deri në depresion

Fiksimi për telefonat mund të kalojë deri në depresion

A jeni të shqetësuar kur harroni celularin tuaj në shtëpi? A e keni mendjen vetëm te bateria, kur ajo po mbaron? Atëherë nuk jeni të vetëm.

Nëse nuk mund të largoheni nga shtëpia pa celularin tuaj, nuk shkoni pa të as në tualet apo në vrapim atëherë vuani nga nomofobia. Nomofobi është termi që përcakton këtë sjellje.

Pavarësisht nëse mund të jei duke punuar në zyrë, duke ecur në rrugë apo duke ngrënë, ka diçka të përbashkët tek të gjithë. Është pikërisht fakti se në çdo moment, kontrollojmë telefonat tanë.

Edhe nëse nuk jemi duke pritur një përgjigje nga dikush, apo nuk kemi për të bërë asgjë me telefonin, ne përsëri vazhdojmë ta kontrollojmë atë.

Një pjesë e njerëzve ndihen nervozë nëse s’kanë telefonin e tyre me vete, sikur ju mungon diçka dhe nuk mund të bëjnë dot asgjë pa pasur telefonin. Tashmë ka edhe një term që përcakton fiksimin e njerëzve me telefonin: Nomofobi .

Psikologët e krahasojnë këtë me sjellje si duhanpirja.

Femrat përjetojnë nomofobinë 3.6 herë më shumë se meshkujt, por kërkuesit nuk e dinë pse-në e kësaj. Ndërkohë, që edhe studimet e mëhershme kanë vërtetuar se 77% e të rinjve nga mosha 18 deri 24 vjeç e kanë të pamundur të qëndrojnë larg celularit, qoftë edhe për disa minuta.

Edhe pse telefonat janë diçka e domosdoshme ditët e sotme dhe na ndihmojnë për shumë gjëra, pasojat që kanë përsonat nomofobë nuk janë aspak të këndshme.

Disa persona madje mund të arrijnë deri në depresion për shkak të mungesës së telefonit.

Edhepse duket e pakuptimtë mirëpo ky problem mund të jetë mjaft i madh kur bëhet fjalë për fëmijët e moshës së adoleshencës, andaj mos e injoroni.

Shpërndaje në: