Lumir Abdixhiku me kandidatë të rinjë për deputetë, mes tyre edhe Fiknete Bejta
Lidhja Demokratike e Kosovës, u ka dhënë hapësirën e punës gjeneratave më të reja dhe që përkojnë me trashëgiminë politike që nga koha e saj si lëvizje me Ibrahim Rugovën.
Ndër emrat e shumë për t’i hyrë garës për deputete në listën e LDK-së nga Prishtina, është edhe Fiknete Bejta, anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në parti dhe asambliste në Kuvendin e Prishtinës.
Anëtarja shumë-vjeçare e partisë, duket se ka gjetur hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme për t’i hyrë garës për Kuvendin e Kosovës, pas dy mandatave si pjesë e Kuvendit Komunal të kryeqytetit.
Bejtja vjen nga Gollaku, një rajon që njihet si bastion i LDK-së edhe në ditët më të vështira. Baza e votave të Bejtës është pikërisht Gollaku, por kuptohet asaj do t’i duhet përkrahje më e gjerë në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës për t’i marrë votat e mjaftueshme që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.
LDK dhe kryetari i saj Abdixhiku duket se po përgatiten për një fushatë dinamike për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit vijues. Shumë punë dhe angazhim do t’i duhet për t’ia kthyer LDK-së bazën e saj elektorale, që pati një lëkundje në zgjedhjet e fundit pas shumë tërmeteve politike katër vite më parë.