Fifi konfirmon shtatzëninë në Festivalin e Këngës në RTSH
Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi, e cila në publik njihet me emrin Fifi, e ka konfirmuar shtatzëninë e saj në Festival
Fillimisht, Fifi me Florin kanë kënduar një “Larg u largova”.
Pas këngës ka qenë Flori ai që ka thënë së në skenë sonte kanë qenë katër veta në skenë që e përformuan.
Arbana e ka përqafuar dhe ka thënë se publiku “e mori vesh që kush do bëhet mami”.
“Jam njeri më i lumtur në botë, jam duke e pritur një fëmijë. Nuk kam dashtë me e nxjerr deri sot. Përgjegjësia më e madhe në këtë festival ka qenë se nuk kam këndu vet por kam këndu me fëmijën tam”, ka thënë Fifi.
Fifi është duke marrë pjesë në Festivalin e këngës me këngën Stop.