Fifi i shkruan letër vetes: A ke menduar ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?
Filloreta Raçi-Fifi, gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë.
E gjitha pas një debati që u bë të martën, në të cilin ishte e përfshirë së bashku me opinionisten Balina Bodinaku.
Kjo e fundit e akuzoi artisten shqiptare se po ndërhyn për të marrë vëmendje me pretekstin se i ka humbur gjithë vëmendja.
Pas kësaj zënke, Fifi kërkoi që të largohej nga shtëpia e BBV dhe në atë çast humbi vetëdijen duke rënë në tokë.
Ngjarja e ndodhur shkaktoi reagime të shumta, disa prej të cilëve e përkrahën këngëtaren e kishte edhe shumë të tjerë që nuk u pajtuan me të.
Sidoqoftë, ajo këtë periudhë po qëndron vetëm për të reflektuar mbi sjellën e veprimet e saj, gjersa mbrëmë i dedikoi edhe një letër.
Në shkrimin dedikuar vetes, 27-vjeçarja la shumë pikëpyetje në ato që duhej t’i zbatonte.
Më poshtë ua sjellim të plotë letrën e Fifit (pa ndërhyrje):
“E dashur Fifi
Uroj të të gjej mirë kjo letër.
Kam diçka shumë të rëndësishme me të thanë.
A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?
A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq për zemër?
A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdo kush do bëhet njish me atë që ti përcepton?
A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?
A ke mendu ndonjëherë të vlerësosh veten më shumë
A ke mendu ndonjëherë për atë çfarë duan të tjerët ti të jesh
A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?”.