Fifi: Ç’punë keni me a kam shtu a heq peshë, a mos jeni tum bajt n’shpinë, a po ju ha bukën?

Fifi: Ç’punë keni me a kam shtu a heq peshë, a mos jeni tum bajt n’shpinë, a po ju ha bukën?

Fifi ka reaguar ashpër ndaj ndjekësve.

Këngëtarja me prejardhje nga Ferizaji e cila muaj më parë u fokusua në humbjen e peshës e më pas e la pas dorë po përballet me pyetje të shumta rreth kësaj çështje, shkruan lajmi.net.

Por siç duket Fifin po e nervozojnë mendimet dhe pyetjet që i bëhen rreth peshës, pasi që sipas saj kjo gjë nuk duhet t’iu interesojë atyre.

Fifi ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në instagram, ku as aty nuk munguan pyetjet për peshën.

Në këtë rast nuk mungoi as reagimi i ashpër i Fifit e cila zgjodhi këtë formë të përgjigjes për ndjekësit që e pyetën për peshën.

“A e di sa mesazhi me vjen me kete lloj komenti, cc’pun keni me a kam shtu a heq…a mos jeni tum bajt n’shpine? A po ju ha buken? Se na lodhet. Tmerr”, kështu e ka përfunduar shkrimin këngëtarja e lodhur nga komentet e tilla.

Shpërndaje në: