FIFA refuzon kërkesën e Zelenskyt për të mbajtur fjalim në Kupën e Botës
FIFA ka refuzuar kërkesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për të adresuar në Kupën e Botës me lidhje video përpara fillimit të finales së Kupës së Botës të dielën, raporton CNN.
Një burim i CNN deklaroi se zyra e Zelenskit kontaktoi FIFA-n dhe u befasua nga përgjigja negative.”Ne menduam se FIFA dëshironte të përdorte platformën e saj për të mirën më të madhe,” tha burimi.
Megjithatë, negociatat midis Ukrainës dhe organit qeverisës janë ende në vazhdim, shtoi burimi.
Kërkesa, edhe pse e pazakontë, nuk është befasuese. Kievi është përpjekur vazhdimisht të përdorë ngjarjet kryesore botërore, pavarësisht nga tema e tyre, për të mbajtur vëmendjen globale mbi luftën në Ukrainë.
Zelensky u shfaq përmes një videoje nga samiti i Grupit 20 në ndarjen e çmimeve Grammy dhe Festivalin e Filmit në Kanë.
Ai gjithashtu bëri intervista dhe biseda me gazetarë të ndryshëm dhe artistë të famshëm, duke përfshirë Sean Penn dhe David Letterman, duke përdorur sharmin që zhvilloi në industrinë e argëtimit – ai ishte një aktor para se të bëhej politikan – për të mbledhur mbështetjen për Ukrainën.