FIFA refuzon kërkesën e Zelenskyt, nuk do të ketë mesazh nga ai para finales së madhe
Stacioni televiziv amerikan CNN njoftoi se FIFA refuzoi të transmetonte një mesazh paqeje nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përpara finales së Kupës së Botës.
Zyrja e liderit ukrainas dërgoi një kërkesë tek FIFA, por kjo u refuzua.
“Ne menduam se FIFA donte ta përdorte platformën e saj për të mirën e përgjithshme”, u ankuan nga zyrja e liderit ukrainas.
Finalja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00, atje ku Franca dhe Argjentina do të kërkojnë trofeun e madh