FIFA publikon ranglistën e re, ku renditen Kosova e Shqipëria?

FIFA publikon ranglistën e re, ku renditen Kosova e Shqipëria?

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka rënë për një pozitë në ranglistën e re të FIFA-s. Shtëpia botërore e futbollit të enjten ka publikuar ranglistën e re, ndërsa Kosova nga pozita e 105-të ka rënë në pozitën e 106-të me 1203 pikë. Kosova pati vetëm një ndeshje miqësore në muajin qershor. Humbi nga Norvegjia thellë 3:0 në Oslo.

Ndërkohë, Shqipëria mbetet në vendin e 66 me 1375 pikë. Shqipëria në “Euro 2024” që u mbajt në Gjermani pati dy humbje dhe një barazim. Barazoi ndaj Kroacisë me rezultatin 2:2.

Kampionia e Evropës Spanja është ngritur për pesë pozita. Pra tani është në vendin e tretë pas Francës në vendin e dytë dhe Argjentinës në vendin e parë.

Zvicra ka shënuar ngritje po ashtu. Helvetikët e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka kanë shënuar ngritje për katër pozita. Janë kthyer në vendin e 15-të.

Shpërndaje në: