FIFA përveç Serbisë ka dënuar edhe Kroacinë e Arabinë Saudite

FIFA përveç Serbisë ka dënuar edhe Kroacinë e Arabinë Saudite

Federata kroate dhe ajo serbe e futbollit u gjobitën nga FIFA të mërkurën për deklarata politike ballkanike në Kupën e Botës.

FIFA i gjobiti kroatët me 50,000 franga zvicerane (53,000 dollarë) pasi tifozët e ekipit abuzuan verbalisht dhe talleshin me portierin kanadez Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe, shkruan Periskopi.

Federata serbe e futbollit u gjobit me 20,000 franga zvicerane (21,300 dollarë) për një pankartë politike për Kosovën të shfaqur në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes me Brazilin.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për pankartën, e cila ishte varur mbi dollapët e dy lojtarëve të Serbisë më 24 nëntor.

Ndërkaq te rasti i Kroacisë  lidhej me “përdorimin e fjalëve dhe objekteve për të transmetuar një mesazh që nuk është i përshtatshëm për një ngjarje sportive”.

Borjan ka lindur në një rajon etnik serb të Kroacisë. Ai dhe familja e tij u larguan nga vendlindja e tyre në vitin 1995 kur u pushtua nga forcat kroate.

FIFA gjithashtu gjobiti Arabinë Saudite me 30,000 franga zvicerane (32,000 dollarë) për “sjellje të pahijshme të ekipit” pasi mori gjashtë kartonë të verdhë në ndeshjet kundër Argjentinës dhe Meksikës.

Shpërndaje në: