FIFA ndau këto çmime për femrat në futboll për vitin 2022

FIFA ndau këto çmime për femrat në futboll për vitin 2022

FIFA 2022 gjatë natës së sotme ka ndarë edhe një numër çmimesh për femrat.

Duke filluar nga porta, portierja më e mirë femër që është zgjedhur gjatë natës së sotme në Paris ka qenë Mary Eaps.

Në rastin e marrjes së çmimit ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë mundësuar këtë çmim, sidomos familjes dhe stafit të Manchester United dhe Anglisë.

Sarina Weigman ka fituar çmimin si “Trajnerja më e mirë femër” për vitin 2022, e cila është trajnerë e Kombëtares së Anglisë.

Ajo ka thënë që prej së ishte e vogël ka dashur që të jetojë me futbollin.

“Kemi punuar shumë që të sjellim futbollin e femrave deri këtu, por dëshirojmë që ta zhvillojmë ende futbollin e femrave pasi që ende ka shumë punë për të bërë”.

Formacioni më i mirë i femrave është i përbërë nga: Tiane Endler; Lucy Bronze, Mapi Leon, Renard, Leah Williamson; Lena Oberdorf, Alexia Putellas, Keira Walsh; Sam Kerr, Beth Maed, Alex Morgan.

Kurse për FIFA futbollistja më e mirë është ajo e Spanjës dhe Barcelonës, Alexia Putellas.

Ajo ka falënderuar të gjithë për çmimin që nuk e ka pritur derisa ka bërë thirrje që të zhvillohet më shumë futbolli i femrave.

Shpërndaje në: