FIFA do ta testojë rregullin e ri për pozitë jashtë loje të Arsene Wengerit dhe është thjesht revolucionar
Arsene Wenger është një prej mendimtarëve më revolucionar në futboll.
Është e jashtëzakonshme ta mendojmë se Wenger erdhi tek Arsenali në vitin 1996 si një relativisht i panjohur, por i tha lamtumirë klubit në vitin 2018, duke lënë impakt të pavdekshëm në Premier League, transmeton Periskopi.
Çasja e tij në stërvitje, menaxhment dhe nutricion ndryshoi mënyrën se si trajnerët tjerë e trajtuan futbollin – dhe mosha nuk ka ndikuar aspak që ta ngadalësojë aktivitetin e tij.
‘The Times’ raporton se Wenger – i cili aktualisht punon në FIFA – po punon që ta ndryshojë rregullin për pozitë jashtë loje.
Francezi po mendon që ta futë në përdorim variantin që e bën lojtarin sulmues të jetë në pozitë të rregullt, nëse çdo pjesë e trupit me të cilën mund të shënohet gol është në vijë të njejtë me kundërshtarin.
”The Times” konfirmoi se FIFA ka dhënë dritën e gjelbër për testimin e rregullit, i cili pritet të zë vend fillimisht në një ligë kineze.
Për ta pasur të qartë se çka do të thotë saktësisht ky rregull, më poshtë disa grafika të krijuar nga ‘Sky Sports’ dhe Dale Johnson i ‘ESPN’ të momenteve të cilat nuk do të ishin pozitë jashtë loje sipas rregullit të ri të ëengerit. /Periskopi.com/