FIFA dhe UEFA pezullojnë klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat

FIFA dhe UEFA pezullojnë klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat

FIFA dhe UEFA kanë pezulluar të gjitha klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat e tyre pas pushtimit të Ukrainës, përcjell Periskopi.

Gjigantët e futbollit thanë se pezullimi do të jetë në fuqi “deri në njoftimin e mëtejshëm”.

“Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.

“Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë.

“Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të mund të jetë sërish një vektor për unitet dhe paqe mes njerëzve”.

Shpërndaje në: