FIFA dënon Meksikën – ndeshje pa tifozë pas brohoritjeve kundër homoseksualëve
Meksika do t’i luajë ndeshjet e radhës në kualifikueset për Kupën e Botës, pa praninë e tifozëve.
FIFA ka detyruar kombëtaren e Meksikës që të luajë dy ndeshje të tjera pa praninë e tifozëve, për shkak të thirrjeve kundër homoseksualëve, përcjell Periskopi. Dy ndeshjet e radhës Meksika i luan në tetor.
Tifozët meksikanë më parë ishin dënuar në qershor dhe që atëherë janë dënuar përsëri për të njëjtat arsye.
Thirrjet e tyre u dëgjuan edhe në ndeshjet e Meksikës dhe kjo ka qenë e patolerueshme për FIFA. /Periskopi/