Fiat prezanton furgonin luksoz elektrik E-Ulysse

Fiat prezanton furgonin luksoz elektrik E-Ulysse

Sikurse versioni standard i modelit me motorë SUS edhe E-Ulysse do t’i ketë dy variante, atë bazë me  gjatësi 4.956 m dhe variantin e zgjatur 5.306 m.

Varësisht nga gjatsia E-Ulysse mund të bartë deri në tetë persona, përderisa vëllimi maksimal i gepekut është 4900 litra. Furgoni ka klimë trizonale dhe sistem multimedial me ekran 7 inçësh.

Varianti për shtatë veta në rreshtin e dytë dhe të tretë i ka pesë ulëse dhe një tavolinë të palueshme. Opsionale janë kulmi panoramik, ulëset e lëkurës, me ngrohje dhe me masazh.

E-Ulysse posedon edhe shumë  sisteme ndihmëse për shoferin, si frenat emergjent automatik,  paralajmërimin e ndeshjes frontale, paralajmërimin e largimit nga shiriti, paralajmërimin e pikave anësore të verbra, një kamerë prapa, dhe teknologjinë për njohjen e shenjave të komunikacionit.

E-Ulysse ka një bateri 50 kWh, e cila siguron autonomi vozitje deri në 230 km. Me ekstra pagesë mund të instalohet bateri më të madhe, me kapacitet 75 kWh, e cila mundëson lëvizje autonome deri në 330 km.

Motori ka  136 KF, ndërsa furgoni nga 0 në 100 km/h i arrinë për 13.5 sekonda. Shpejtësia maksimale është vetëm 130 km/h.

Fiat E-Ulysse do të prodhohet në Francë, krahas shumë furgonëve tjerë të Grupit  Stellantis, si Citroen Jumpy, Peugeot Expert dhe Opel/Vauxhall Vivaro.

Porositë fillojnë këtë muaj, kurse dërgesat pritet të fillojnë në maj.

 

Shpërndaje në: