FFK zyrtarizon edhe dy miqësore të tjera në qershor

FFK zyrtarizon edhe dy miqësore të tjera në qershor

FFK ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë edhe dy miqësore të tjera në qershor, përveç atyre që tashmë i dimë, shkruan Periskopi.

Këto dy ndeshje do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkohë dy ndeshje tjera të Kosovës janë në një kamp përgatitor në Antalya të Turqisë.

Kundërshtarë do të jenë përfaqësuesja e Komorosit dhe ajo e Gambisë. Janë këto dy përfaqësuese afrikane.

Por Kosovën në këto miqësore do ta përfaqësojnë kryesisht lojtarë të Superligës, pra ekipi B.

“Më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës, udhëton në Antalya për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren e Komorosit dhe të Gambisë”, ka njoftuar FFK-ja.

Një kamp të tillë FFK me lojtarë kryesisht të Superligës e kishte mbajtur edhe në fillim të vitit 2020 në Katar, ku kishte luajtur miqësore me Suedinë, që po ashtu ishte paraqitur me lojtarë të ekipit B.

 

Shpërndaje në: