FFK ‘merret’ si shembull, FSHF akuzohet se po i malltreton gazetarët sportivë me rregulla të pakuptimta

FFK ‘merret’ si shembull, FSHF akuzohet se po i malltreton gazetarët sportivë me rregulla të pakuptimta

Rregullat malltretuse të FSHF-së për gazetarët, FFK shembull

Federata Shqiptare e Futbollit ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e gazetarëve sportivë të vendit me rregullat, të cilat po etiketohen si ‘të pakuptimta’ dhe tejet malltretuese para ndeshjeve të Kombëtares.

Gazetarët, duhet të shkojnë dy herë në stadium ose në Federatë, për kapriçot e drejtuesve, fillimisht duhet të lënë punët për të tërhequr akreditimin dhe më pas të kthehen në media përkatëse. Në të kundërt nëse kalon orari i vendosur nga burokratët e FSHF-së, gazetarët nuk do të pajisen me akreditim dhe rrjedhimiesht nuk mund te kryejnë funksionin e tyre, sipas ‘GazetaTema’, transmeton Periskopi.

Gazeta në fjalë ka marrë parasysh protokollet e Federatave evropiane për gazetarët sportivë.

‘Tema’ në këtë rast ka marrë shembull ‘Wembleyn’ dhe Federatën Angleze, por precedant të njejtë përdorë edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Gazetarët shqiptarë duhet të shkojnë dy herë në stadium ose në Federatë, për kapriçot e drejtuesve, fillimisht duhet të lënë punët për të tërhequr akreditimin dhe më pas të kthehen në media përkatëse, gjithnjë sipas ‘Tema’.

Në të kundërt nëse kalon orari i vendosur nga burokratët e FSHF-së, gazetarët nuk do të pajisen me akreditim dhe rrjedhimiesht nuk mund te kryejnë funksionin e tyre.

Ndërkohë, në FFK dhe federatat e tjera evropiane gazetarët pajisen me bexhe të akreditimit vetëm një orë para ndeshjes, dhe gazetarëve me lehtësi u mundësohet çasja në stadium. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: