FFK më 6 prill thërret Kuvend Zgjedhor edhe Kuvend të Punës

FFK më 6 prill thërret Kuvend Zgjedhor edhe Kuvend të Punës

Ndonëse më 2 mars u vendos që Kuvendi i 6 prillit të jetë i rregullt zgjedhor për kryetar të FFK-së, kjo federatë për 6 prill ka caktuar edhe Kuvendin e Punës. Kjo bëhet e qartë në ftesën që u ka shkuar delegatëve tashmë.

“Sekretariati i FFK-së i fton delegatët dhe jua dërgon rendin e ditës me të gjithë dokumentacionin përcjellës për Kuvendin e rregullt dhe atë zgjedhor të FFK-së që do të mbahet më 6 prill”, thuhet në letrën dërguar delegatëve, shkruan Koha.

Në bazë të rendit të ditës fillimisht do të mbahet Kuvendi Zgjedhor e më pas ai i Punës. Pika e gjashtë e pjesës së punës është zgjedhja e kryetarit të ri të FFK-së. Ndërsa pikat shtatë e tetë janë: raporti për punën e Komitetit Ekzekutiv, aktivitetet 2021 dhe planet për 2022, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar dhe atij të auditimit për vitin 2021 dhe plani financiar për vitin 2022.

 

Shpërndaje në: