FFK ia huq keq, ngatërron flamurin e Gjeorgjisë me atë të Anglisë
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar sot listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e shtatorit.
Kosova zhvillon tri ndeshje në këtë periudhë. Gjeorgjia, Spanja e Greqia do të jenë kundërshtaret e saja.
FFK tentoi të njoftonte për këta kundërshtarë, por ata bënë një huqje të madhe kur vendosën flamujt, shkruan Periskopi.
Duke tentuar të shënjojnë Gjeorgjinë, FFK kanë vendosur flamurin e Anglisë.
Më poshtë mund ta shihni foton, ku shihet detaji në fund të listës. /Periskopi/