FFK i uron mirëseardhje lojtarit të ri të kombëtares: Mirë se vjen Toni Domgjoni!

FFK i uron mirëseardhje lojtarit të ri të kombëtares: Mirë se vjen Toni Domgjoni!

Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një urim për ardhjen e re, Toni Domgjonin.

Domgjoni do të jetë me Dardanët në grumbullimin e tetorit, por akoma nuk ka kompletuar dokumentacion për t’u paraqitur.

Gjithsesi, FFK ka lëshuar një postim që i dedikohet lojtarit. Urimin e FFK mund ta shihni më poshtë:

Futbollisti i klubit holandez Vitesse, Toni Domgjoni është futbollisti i radhës që i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Domgjoni ish-futbollist i FC Zurichit dhe i ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të origjinës, duke ndërrmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që koontributin e tij ta japë në ekipin kombëtar të vendit të tij.

Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma dhe ai mbetet në pritje të lejes nga FIFA në mënyrë që të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjet e muajit tetor dhe për këtë gjë Federata e Futbollit të Kosovës është duke bërë maksimumin. Në këtë aspekt, FFK-ja dëshiron të falënderojë edhe institucionet shtetërore, përkatësisht Presidencen dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndihmën e dhënë në paisjen e Domgjonit me pasaportën e Kosovës.

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, Toni Domgjonit i uroj mirëseardhje në ekipin kombëtar dhe shpresoj që shpejt shembullin e tij ta ndjekin edhe shumë futbollistë kosovarë që janë në Evropë.

Me respekt,
Agim Ademi, president! /Periskopi/

Shpërndaje në: