FFK: Erion Kajtazi vdiq nga arresti kardiak, stafet mjekësore bënë përpjekje maksimale

FFK: Erion Kajtazi vdiq nga arresti kardiak, stafet mjekësore bënë përpjekje maksimale

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i Trepçës ’89 dhe lojtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.

Sipas FFK-së, Kajtazi ishte duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça ’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, dhe për një moment, sipas federatës, ka rënë pa vetëdije në fushë.

“Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren”.

“Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

FFK i ka shprehur ngushëllime familjes Kajtazi, klubit të Trepçës ’89 dhe komunitetit të futbollit.

Shpërndaje në: