FFK dënon Llapin me 1 mijë euro

FFK dënon Llapin me 1 mijë euro

KF Llapi është dënuar me një mijë euro gjobë nga Komisioni Displinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Komisioni i shkallës së parë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve së fazës 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës përmes faqes zyrtare ka njoftuar se është marrë ky:

V E N D I M

“FC “Llapi” nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizimin e ndeshjes së Kupës së Kosovës, 1/8 e finales, Llapi-Ballkani, zhvilluar me datë 09.02.2021 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Motivi: Mosrespektim i masave anti-Covid19 si dhe hedhja e fishekzjarrëve në min 1,4 dhe 34. Në min 34 ndërprehet loja për 4 min, derisa janë larguar shikuesit nga tribunat. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1.H dhe neni 10 paragrafi1.D, të Rregullores disiplinore; DËNOHET me të holla në shumë prej 1000 euro (një mijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi1 ).

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së tij datë 16.02.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit” – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shpërndaje në: