Festivali i muzikës i cili e shkatërroi Millosheviqin (Video)
Çdo korrik, Kalaja Petrovaradin në Serbi është pikëtakim i të rinjve e gjeneratave të ndryshme nga mbarë bota. Festivali EXIT është ndër më të mëdhenjtë në Evropë dhe emrat e mëdhenj të muzikës parakalojnë në këtë festival.
Megjithatë, pak e dinë se origjina e festivalit janë revolta e rinisë kundër regjimit të Millosheviqit në vitet 90-të. Në vitin 1988, Bojan Bošković – President i Unionit të Studentëve të Universitetit të Novi Sadit, bashkë me të tjerë të rinj gjetën mënyra për të reaguar kundër shtetit.
Pos protestave, morali i të rinjve do të ngritej me anë të koncerteve. Në këtë vit shteti vendosi Aktin Universitar – që do të thotë se të tëra vendimet vareshin nga shteti dhe universiteti nuk do të kishte lirinë që e karakterizonte.
Një koncert i vitit 1999 i quajtur “Šakom u glavu” ndërsa një vit më vonë u krijua si EXIT Festivali. Në fillim krahas koncerteve jepeshin, në mes të tyre gjatë pauzës, të bëma të Slobodan Millosheviqit, emra të gazetarëve të vrarë e torturuar, Saga e Sarajevës, paratë që Millosheviqi i harxhonte në bashkëpunim me bankat serbe, dhe kjo e ngriti moralin e qytetarëve, shkruan Calvert Journal.
48 orë pasi përfundoi i pari edicion i EXIT-it, Millosheviqi nuk morri votat që pati dikur. Me 5 tetor të atij viti ai ra nga regjimi. Askush nuk thotë se kjo ka ndodhur falë moralit dhe propagandës së festivalit EXIT, por rinia asokohe ishte e gatshme të ballafaqohej me gjithçka, dhe një pjesë e mirë ndodhi shkaku i festivalit.
EXIT vazhdoi në vitin 2001, tani pa Millosheviqin. Finley Quaye, Banco de Gaia, Kosheen, Tony Allen, manCHILD, Maximum Roach, 4hero e artistë tjerë morën pjesë në këtë edicion, në skenat e ndryshme që edhe sot janë të ndara, shkruan KultPlus.
Festivali EXIT vazhdon edhe sot ndërsa që nga viti 2000 është një simbol i një revolucioni njerëzor por edhe muzikor në Ballkan. /KultPlus