Ferrari 488 i modifikuar arrin shpejtësinë në 340 kilometra në orë (Video)
Kompania Novitec e ka ripërpunuar një Ferrari 488, duke ia ndryshuar pjesën e jashtme dhe fuqisë.
Kjo makinë italiane tani ka gjithsej 772 kuajfuqi, ndërsa është për 14 centimetra më e gjerë – gjë që ia ka shtuar aerodinamikën, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, ky Ferrari mund të arrijë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 2.8-sekonda. Shpejtësinë maksimale e arrin deri në 340 kilometra në orë.
Filmimi i postuar më poshtë e tregon këtë Ferrari tek lëviz nëpër pistën e garave.