Feron dhe Arbenitën i martoi gjinekologu, dalin fotot
Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismajli gjatë ditës së djeshme i kanë dhënë fund beqarisë
Është folur shumë në media për lidhjen e tyre të dashurisë, madje shumë shpesh kishte shkrime se edhe janë ndarë. Por tani është zyrtare se Arbenita dhe Fero janë burrë e grua.
Çifti Arbenita dhe Fero si duket është edhe një nga çiftet e showbizit të cilët “i martoi gjinkologu”.
Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net” konfirmohet se Arbenita është shtatzënë, lajm ky që ishte mohuar nga modelja.
Modelja duket se ka disa muaj që ka mbetur shtatzënë.
Kujtomë se reperi Fero tash e disa kohë është zhvendosur në Amerikë pranë bashkëshortes së tij. Ai për një kohë ishte larguar edhe nga muzika për t’u rikthyer sërish me projekte të reja.