Fero pranon se ish-menaxhmenti ia blinte klikimet
Reperi, Feronit Shabani i njohur me nofkën “Fero”, mbrëmë përmes rrjetit social “Instagram” ka treguar se gjatë kohës që ishte nën menaxhimin e “On Records”, ata ia blinin klikimet, po ashtu ka kritikuar estradën duke thënë se talentat është turp të blejnë klikime.
Fero foli haptas lidhur me çështjen e klikimeve të këngëve të artisëve, duke thënë se vetë artistët e kanë prishur ‘tregun’.
Ai fillimisht tha se ish-labeli i tij, “On Records” ia blente klikimet, ndërsa tani si solo-artist ka më pak shikime pasi që ai vet nuk blen klikime.
Fero thotë se artistët nuk kanë reaguar kur panë se ai ka më pak klikime, ngase një gjë të tillë e bëjnë ata.
Kur kam vendos vet me bo muzika asnjë artist nuk ka thënë pse tash Fero po bën ma pak klikime, s’kanë thanë se e kanë mizën mas veshi, a pe din qysh. Dmth, blejnë klikime. Shumica e artistave që janë nëpër labele mendojnë që ndoshta ata i bëjnë 2 milionë edhe 3 milionë, po ata nuk e dinë ndoshta që menaxheri i vet është duke ia blerë klikimet”, u shpreh reperi.
Ai kritikoi artistët që blejnë klikimet, duke thënë “Gjynah është për talenta me ble klikime, marre duhet me ju ardhë”.
Fero ironizoi duke thënë se kur sheh një artist që nuk ka blerë klikime thotë se ‘e ka prek ndonjë melaqe’.