Fero nga Meka i kërkon falje Arbenitës publikisht: Lutem që ti të rikthehesh

Fero nga Meka i kërkon falje Arbenitës publikisht: Lutem që ti të rikthehesh

Martesa mes Feros dhe Arbenita Ismajlit është shoqëruar me disa tensione, pavarësisht se çifti shfaqej shumë i lumtur një kohë.

Madje, rasti i fundit ka eskaluar edhe në dhunë fizike, për të cilën Fero edhe është arrestuar.

Që nga lirimi prej burgut, Fero ka ndryshuar dhe është bërë besimtar më i devotshëm.

Ai thotë se për gjithë këtë ndryshim, meritore është Arbenita.

Madje, në një letër publike, ai ka kërkuar falje për të gjitha, duke e lutur atë dhe vajzën e tyre të rikthehen.

“Do të jem falendërues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që të përmenda e të tjera që i di Ai lartë, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allah, janë vetëm 2 gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time, më mungon ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemër” ka thënë mes të tjerash Fero.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Gruaja ime e dashur, kete mesazh ia dedikoj zemres sate. U be kohe e gjate qe kur marrdhenia jone pesoi ulje-ngritje. Zbraztesine qe me jep kjo gjendje jam perpjekur ta kaloj me optimizem qe nje dite komunikimi mes nesh do te permiresohet…

Eh sa merzitem kur nuk me flet dhe ne momentin qe me flet demonstron doza urrejtje. Te kuptoj fare mire, ke arsye per tu sjelle ashtu.

Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.

Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.

Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

Do te jem falenderues deri ne frymemarrjen e fundit per gjithe ato qe te permenda e te tjera qe i di Ai larte, por te siguroj qe pas gjithe kesaj lumturie dhe qetesie shpirterore qe gjeta tek te jetuarit per Allah, jane vetem 2 gjera qe me mungojn thellesisht ne jeten time, me mungon ti dhe vajza jone. Te kerkoj falje me gjithe zemer.

Te kam treguar shume here qe jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje per te kaluaren time por ti ende nuk beson. Per shkak te keqardhjes qe me shoqeron lidhur me te kaluaren time, dua ta bej publike kete kerkimfalje.

Ti ke bere shume, me ke dhene shum mundesi pas gjithe atyre gabimeve qe kam bere ne kohen kur nuk kam qene vetvetja, tani te kerkoj mundesine e fundit. Me kete mesazh nuk dua te them “rikthehu”, por lutem qe ti te rikthehesh.

Shpërndaje në: