Fero e tregon preferencën e tij për kryetar të LDK-së
Reperi, Feronit Shabani i njohur si “Fero”, pavarësisht muzikës së fundmi ka qenë mjaft aktiv edhe me zhvillimet politike në vendin tonë, duke përkrahur figura të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit, ai doli haptazi duke përkrahur Valentina Bunjakun për deputete, e cila fitoi mandatin e deputetes duke grumbulluar 5.775 vota.
Fero ka përkrahur tani publikisht kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, në garën për kryetar të partisë, e që deri tani kandidaturën për të parin e partisë e kanë zyrtarizuar edhe Lumir Abdixhiku e Anton Quni.
Ndërsa të dielën, Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën do të zgjedh kryetarin e ri të partisë, pozitë kjo e cila u lirua nga Isa Mustafa pas rezultatit zgjedhjeve të fundit, ku LDK-ja doli e treta si parti.