Fernando Alonso i bashkohet kompanisë së madh të Formula1
Që nga viti 2023 Fernando Alonso do të vozisë Aston Martin.
Këtë e ka konfirmuar vetë ekipi, me anë të një njoftimi në faqen e tyre.
Spanjolli ka rënë dakord të transferohet tek Aston Martin në fund të këtij sezoni, aty ku do zëvendësojë gjermanin Sebastian Vettel.
“Jemi të lumtur t’u njoftojmë se Fernando Alonso do t’i bashkohet ekipit në vitin 2023 me një kontratë shumëvjeçare. Jemi të ngazëllyer që do i sjellim skuaderisë eksperiencën e Alonsos.
Rekrutimi i një talenti të veçantë si Fernando është një veprim i qartë që kompania është angazhuar për të zhvilluar një ekip fitues të Formula 1”, njofton Aston Martin.