Fernandinho nuk u ndëshkua as me të verdhë pasi e shkeli në fytyrë Mason Mountin

Fernandinho nuk u ndëshkua as me të verdhë pasi e shkeli në fytyrë Mason Mountin

Gjysmëfinalja e FA Cup mes Chelseat dhe Manchester Cityt pati potencial të ishte një përballje drithëruese.

Pavarësisht se pritshmëritë nuk u përmbushën krejtësisht, Chelsea arriti të tregojë një paraqitje tejet solide dhe të triumfojë 1-0, vetëm disa ditë pasi siguroi edhe gjysmëfinalen e Champions Leagues, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, City u fut në ndeshje duke e ditur se një fitore do të ishte hap i madh drejt ëndrrës për të fituar katër trofetë këtë sezon.

Mirëpo, përballë Pep Guardiola pati një Chelsea që ka qenë brilant që prej ardhjes së Tuchelit në janar.

Sidoqoftë, vec golit, pati një moment kontravers gjatë pjesës së parë, ku u përfshinë Fernandinho dhe Mason Mount.

Mesfushori anglez ra përtokë pas një ndërhyrjeje nga 35-vjecari në minutën e 17-të.

Me Mountin të shtrirë, Fernandinho u mundua të kërcente mbi rivalin, por u duk se shkeli paksa fytyrën e tij.

Cuditërisht, ai as me të verdhë nuk u ndëshkua në këtë rast dhe madje kishte bërë edhe disa ndërhyrje tjera të vrazhda pa e pësuar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: