Ferizaj njofton se ka marr nga MKRS ‘dritën jeshile’ për licencim

Ferizaj njofton se ka marr nga MKRS ‘dritën jeshile’ për licencim

Skuadra e Ferizajt ka njoftuar se e ka marrë ‘dritën jeshile’ nga MKRS për licencim.

“Në një takim të zhvilluar ditën e sotme, mes presidentit Lulzim Abazi, bashkë me përfaqësues tjerë të klubeve të Superligës, u dha drita e gjelbër për licencimin”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Presidenti Abazi e zhvilloi një takim kokë më kokë me ministrin Hajrullah Çeku, i cili i priti në takim dhe u interesua që të gjindet zgjidhja për tejkalimin e problemit që është krijuar tash e sa muaj”, vazhdon njoftimi i klubit.Klubi njoftoi se do vazhdoj të rrugëtoj kokën lartë me sponsorët, të cilët janë promotor i ecurisë që kanë arritur deri më tash dhe do të synojnë në të ardhmen.

Shpërndaje në: