Ferizaj: Një person sulmon tre zyrtarë policor
Një person në Ferizaj ka sulmuar tre zyrtarë policor. I njëjti kishte kanosur edhe një person tjetër, shkruan Periskopi.
Siç thuhet në raportin 24 orësh tre zyrtarët kanë marrë trajtim mjekësor.
“Ferizaj / 09.07.2024 – 19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka hyrë në pronën private dhe e ka kanosur atë. I dyshuari më pas ka sulmuar edhe zyrtarët policor. Lidhur me rastin tre zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.