Ferizaj: Katër persona rrihen mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi

Ferizaj: Katër persona rrihen mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj.

Gjatë intervenimit të Policisë njëria nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Dardani, Ferizaj / 21.12.2024 – 04:00. Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.”

Shpërndaje në: