Ferizaj dhe Pejë: Në dy raste, djemtë i bëjnë për spital nënat e tyre

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Ferizaj dhe Pejë.
Në të dyja rastet, djemtë i kanë sulmuar fizikisht nënat e tyre.
Njoftimi:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 19.03.2025 – 16:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 19.03.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.