Fergie – Van Nistelrooyit pasi e pa me fanellë të Man Cityt në zhveshtore: Kurrë më nuk do të luash për Man Unitedin

Fergie – Van Nistelrooyit pasi e pa me fanellë të Man Cityt në zhveshtore: Kurrë më nuk do të luash për Man Unitedin

Rio Ferdinand ka zbuluar momentin tmerrues kur Ruud Van Nistelrooy e kishte nervozuar Alex Fergusonin, pasi u fut në zhveshtore me një fanellë të Manchester Cityt në dorë.

Ndodhi pas një ndeshjeje mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit më 2002, me Cityn që kishte fituar 3-1.

Ferdinand, i cili u transferua nga Leedsi më 2002, shpejt e pa relevancën e derbit, transmeton Periskopi.

Pavarësisht se ishte i nevozuar pas vërshëllimës së fundit, Rio nuk e dinte çka nënkuptonte kjo ndeshje për ‘Djajt e Kuq’ deri në momentin kur u fut në zhveshtore.

Ai shpjegon si pas ndeshjes Ruud Van Nistelrooy u shfaq me një fanellë të Man Cityt, të cilën ai e shkëmbeu me Vincent Kompanyn. Pasi e pa këtë, Sir Alex e humbi durimin.

”Ai ishte derbi i parë që e luajta dhe ishte pas momentit në zhveshtore kur e kuptova çfarë rëndësie e kishte,” ka thënë Ferdinand.

”Ne u futëm në zhveshtore dhe trajneri e mbylli derën. Ishte qetësi dhe papritmas eksplodoi.

”Ruud Van Nistelrooy, një zot atë kohë, u fut me një fanellë të Cityt në dorë dhe kujtoj Sir Alex Fergusonin duke e lansuar frustrimin mbi të.

”Ai e shkatërroi atë duke i thënë ‘nëse ju shoh ndonjë prej jush përsëri duke bartur fanellë të Cityt, ju kurrë më nuk do të luani për klubin.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: