Ferencvaros – Prishtina transmetohet në këtë kanal

Prishtina do ta zhvillojë sot përballjen më të rëndësishme në garën më prestigjioze evropiane për klube, në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet në “Groupma Arena” në Hungari duke filluar nga ora 18:00.
Tashmë dihet se ku do të transmetohet drejtpërdrejtë kjo ndeshje.
Klubi prishtinas ka bërë me dije se sfida do të transmetohet në televizionin hungarez, “m4sport”.