Ferati bën hap të madh, transferohet në Eredevisie te skuadra e Fortuna Sittard

Arianit Ferati ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë me Fortuna Sittard.
Lojtari kosovar i është bashkuar anëtarit të Kosovës U21, Arian Kastrati, në nivelin elitë të futbollit holandez, transmeton Periskopi.
23 vjeçari aktivizohet si mesfushor me tipare ofensive, dhe kaloi te Fortuna si lojtar i lirë.
Ferati kaloi sezonin e kaluar në futbollin gjerman, në Bundesliga 3, dhe kjo lëvizje shihet si një progres në karrierën e tij.
Kujtojmë se Arianiti nuk numëron ndonjë paraqitje me fanellën e Kosovës, në asnjë prej grupmoshave. /Periskopi/